Marrëveshja Kosovë-SHBA/ Pritet grupi i parë i emigrantëve të dëbuar nga Amerika

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kosova ka nisur të pranojë shtetasit e parë të vendeve të treta të dëbuar nga SHBA. Këtë e njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti që saktësoi se ato kanë ndodhur si pjesë e marrëveshjes së qershorit mes dy vendeve.

“Ne pranojmë ata që Shtetet e Bashkuara nuk i duan në territorin e tyre. Një ose dy prej tyre janë këtu,” tha Kurti gjatë një interviste në një televizion lokal të Kosovës.

Sipas deklaratave të Kurtit, kur u arrit marrëveshja, ajo vlente për një vit dhe parashikimet e pranimit ishin për pesëdhjetë persona.

Qeveria në detyrë e Kosovës shpjegoi në fund të pranverës, se dëshironte të tregonte “mirënjohjen e përhershme” ndaj Shteteve të Bashkuara.

Së fundmi, SHBA e ka akuzuar partinë e Kurtit se po “rrezikon stabilitetin” e vendit, duke dashur të pengojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme në 28 Dhjetor, dhe ka njoftuar pezullimin e dialogut strategjik.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.