Luljeta Mehmeti-Quigley shqiptarja e diplomuar në Akademinë e FBI-së

E martë, 17 Nëntor, 2026

Luljeta Mehmeti-Quigley, një nga zyrtaret e para të Policisë së Kosovës dhe gruaja e parë që mbajti gradën “rreshtere” që prej vitit 2001, ka përfunduar me sukses studimet në Akademinë Kombëtare të FBI-së – një ndër programet më prestigjioze të zbatimit të ligjit në SHBA.

Lajmi është bërë i ditur nga AALEA US, e cila e cilësoi këtë arritje si një moment të veçantë krenarie jo vetëm për komunitetin shqiptar në SHBA, por edhe për gratë e Kosovës që vazhdojnë të avancojnë në fushat e sigurisë dhe rendit.

“Krenare për miken tonë, Luljeta Mehmeti-Quigley, për diplomimin e saj nga Akademia Kombëtare e FBI-së — një arritje e jashtëzakonshme dhe një moment i veçantë për gjithë komunitetin tonë. Ky është gjithashtu një çast krenarie për gratë kosovare në fushën e zbatimit të ligjit, të cilat vazhdojnë të thyejnë barriera dhe të frymëzojnë breza të tërë. Bravo Kosovë,” thuhet në njoftim.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.