Dy vendlindje dhe pyetja e përhershme: Më mirë këtu apo atje?

E martë, 17 Nëntor, 2026

Lina Imeri, nxënëse e shkollës shqipe në Romanshorn të kantonit Thurgau, është një nga ata fëmijë të diasporës që e jetojnë dygjuhësinë si realitet të përditshëm dhe si sfidë emocionale. Prej gati tre vitesh, nën udhëheqjen e mësueses Valbona Alili, ajo ndjek me përkushtim mësimet në gjuhën amtare.

Mes Zvicrës ku rritet dhe Shqipërisë që e mban në zemër, Lina ka nisur të artikulojë me mënyrën e saj të pastër dilemat, dashuritë dhe përkatësitë që mbart çdo fëmijë i diasporës. Rrëfimi i saj, i thjeshtë në formë dhe i thellë në ndjesi, rrëfen mbi botën e brendshme të një vajze dygjuhëshe që përpiqet të ruajë lidhjen me rrënjët, ndërsa jeton në një vend që është shtëpia e saj.

Nga Lina Imeri

Pyetja “Më mirë këtu apo atje?” më ka habitur gjithmonë. Si fëmijë nuk e kuptoja pse kisha dy shtëpi, dy vendbanime, dy vendlindje. Unë u linda në Zvicër, por fëmijërinë time të hershme e kalova në vendin ku u rrit mami – në Preshevë, me gjyshërit, tezet dhe dajën.

Kujtimet e para i kam atje, ku gjyshja gatuante bukë dhe aroma e saj mbushte shtëpinë. Ku unë dhe tezja bënim për orë të tëra punime me letër dhe luanim me kukulla, të cilat i doja kaq shumë! Por me kohë, kur fillova shkollën dhe angazhimet u bënë më të mëdha, vajtja ime në vendlindjen tjetër u bë më e rrallë. Më e rëndë u bë edhe ndarja: sa herë që përshëndeteshim, e dinim që do të kalonte shumë kohë derisa të takoheshim sërish…

Malli është një ndjenjë që, kur të kaplon, të bën të ndihesh i zbrazët. Edhe pse në ditët e sotme mundësitë për të telefonuar janë të shumta dhe madje mund të shihesh me personin që telefonon, prapë nuk është e njëjtë. Malli nuk hiqet me FaceTime! Më shumë më kënaq kur e përqafoj gjyshen dhe shijoj gatimet e saj, sesa kur e shoh vetëm nga ekrani. Por më duhet ta pranoj këtë realitet dhe të gëzohem akoma më shumë sa herë që kemi pushime nga shkolla, që të mund të shkoj përsëri në vendlindje… edhe pse unë nuk u linda atje.

Vendlindja ime e vërtetë biologjike është këtu, në Zvicër. Një pyetje tjetër e shpeshtë, përveç asaj “Më mirë këtu apo atje?”, është “Nga vjen me origjinë?” Nganjëherë nuk di si të përgjigjem. Sepse, në të vërtetë, edhe këtu ndihem si në shtëpinë time. Këtu shkoj në shkollë, këtu kam shoqërinë dhe familjen tjetër nga ana e babait, prandaj vetëm pse dukem ndryshe nuk do të thotë që nuk ndihem rehat këtu.

Unë nuk dua të zgjedh midis të dyjave. Ndihem shumë mirë në vendlindje atje, por edhe shumë rehat në vendlindjen time këtu. Nuk dua të bëj dallime. E shoh veten si një njeri me fat që jeton midis dy botëve – edhe pse ndonjëherë shumë të ndryshme – por megjithatë shumë të ngrohta për mua!

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.