E rëndë në Australi/ Zbulohen pas 10 vitesh eshtrat e një fëmije shqiptar

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një zbulim tronditës ka dalë në dritë në Brookfield të Melburnit, ku policia australiane ka gjetur eshtrat e një fëmije 18-muajsh shqiptar të varrosur në një varr të cekët, vetëm 50 centimetra të thellë, në oborrin e një shtëpie ku po hetohej një rast i vjetër zhdukjeje.

Gjatë gërmimeve që zgjatën rreth gjashtë orë të hënën, hetuesit zbuluan mbetjet që dyshohet se mund të kenë qenë të fshehura aty për më shumë se një dekadë. Sipas mediave australiane, fëmija kishte jetuar në atë banesë në vitin 2014 bashkë me prindërit dhe dy vëllezërit e motrat, para se familja të largohej jashtë Australisë – ndoshta drejt Shqipërisë. Në atë kohë, fëmija nuk ishte raportuar kurrë i zhdukur.

Pronari aktual i shtëpisë, i cili nuk ka asnjë lidhje me familjen e dikurshme, u informua nga policia se pak metra larg derës së pasme mund të ishte varrosur një trup. “Diçka e tillë nuk duhet të ndodhë, por ka ndodhur 14 vjet më parë. Diçka shumë e keqe. Shumë e tmerrshme,” tha ai për 7News.

Policia e Viktorias konfirmoi se banorët aktualë nuk kanë asnjë dijeni mbi ngjarjen dhe se mbetjet nuk janë identifikuar ende zyrtarisht. Koroneri është njoftuar dhe autopsia pritet të përcaktojë rrethanat e vdekjes. Njësia për Personat e Zhdukur ka marrë drejtimin e hetimit.

Dyshohet se policia ka marrë sinjalizim nga një i afërm i fëmijës, i cili pas vitesh ka vendosur të tregojë atë që dinte. Ende nuk dihet nëse autoritetet australiane janë vënë në kontakt me autoritetet shqiptare, por Australia dhe Shqipëria kanë një traktat aktiv ekstradimi.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.