Në kuadër të mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe aktiviteteve kulturore të organizuara nga Shoqata Kulturore “Iliria e.V.” në Friedrichshafen, nxënësit patën mundësinë të njihen më nga afër me traditat dhe elementet e pasura të kulturës shqiptare.
Aktiviteti i organizuar nga mësuesja Hedie Suma, ofroi një prezantim të plotë të kulturës shqiptare: nga veshjet kombëtare dhe instrumentet muzikore tradicionale, te sofërat e pasura me ushqime shqiptare, duke krijuar një atmosferë festive dhe të ngrohtë.
Fëmijët morën pjesë në lojëra tradicionale dhe ushtrime simbolike që synojnë forcimin e lidhjes së tyre me gjuhën dhe rrënjët kulturore. Flamuri shqiptar dhe ai i Kosovës ishin pjesë e dekorit, duke shtuar një dimension të veçantë simbolik dhe patriotik në aktivitet.
Edhe fotografitë e realizuara gjatë këtij aktiviteti reflektojnë gëzimin, entuziazmin dhe angazhimin e nxënësve, të cilët, edhe larg atdheut, po rriten duke mbajtur gjallë trashëgiminë kulturore të paraardhësve të tyre.
Ky aktivitet tregon se mësimi i gjuhës shqipe nuk është vetëm një proces edukativ, por edhe një mënyrë për të kultivuar identitetin dhe lidhjen e komunitetit shqiptar me traditat dhe kulturën e tyre, duke i përgatitur brezat e rinj për të qenë ambasadorë të kulturës shqiptare në Gjermani.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.