Në çdo aktivitet të shkollave shqipe në Gjermani, fëmijët janë gjithmonë fjala e parë. Pas tyre qëndrojnë mësues e prindër të përkushtuar, të cilët jo vetëm i mbështesin, por përpiqen me çdo mundësi të mbajnë gjallë lidhjen me gjuhën dhe kulturën shqiptare. Ky bashkëpunim i natyrshëm mes brezave u ndje edhe në aktivitetin e festave të Nëntorit, ku nxënësit rrëfyen me krenari identitetin e tyre, pavarësisht se i përkasin brezit të dytë apo të tretë të diasporës.
Mësues dhe ish-mësues të gjuhës shqipe që veprojnë prej vitesh në landin Nordrhein-Westfalen ishin gjithashtu të pranishëm, duke e bërë edhe më të plotë atmosferën. Në emër të tyre, fjalën përshëndetëse e mbajti mësuesi i shkollës shqipe në Mönchengladbach, Adem Shala i cili theksoi rolin e edukatorit si urë lidhëse mes kulturës shqiptare dhe integrimit në shoqërinë gjermane.
Në emër të prindërve përshëndeti veterani i UÇK-së dhe anëtari i Këshillit të Integrimit në Euskirchen, z. Tomor Gashi, i cili vuri në pah përkushtimin e familjeve shqiptare për të ruajtur gjuhën amtare si pjesë thelbësore të identitetit.
Një falënderim i veçantë u drejtua të gjithë prindërve që kontribuan në organizim dhe nuk kursyen as kohë, as përpjekje, duke treguar edhe një herë se mbështetja e tyre është thelbësore për forcimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe.
Shkolla Shqipe Euskirchen, Shkolla Shqipe Wesseling-Brühl dhe Shkolla Shqipe Frechen, përmes këtij aktiviteti, dëshmuan se puna e tyre e përbashkët është jo vetëm edukim, por edhe një platformë komunitare ku kultura, gjuha dhe integrimi ecin paralel.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.