Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për atentatin e dështuar ndaj Giannis Lalas në Liosia të Greqisë, në maj të vitit 2025. Katër shqiptarë janë arrestuar si pjesë e një organizate kriminale vrasësish me pagesë, të dyshuar se kanë bashkëpunuar me dy shtetas grekë për ekzekutimin e Lalasit.
Mes tyre qëndron figura më e frikshme e grupit: shqiptari i njohur me nofkën “Demos”, i konsideruar nga autoritetet greke si një nga kriminelët më mizorë dhe më të rrezikshëm të nëntokës.
Sipas dosjes hetimore, “Demos” ka qëlluar dhjetëra herë nga një motoçikletë ndaj Mercedesit të zi të blinduar ku udhëtonte Giannis Lalas. Objektivi mundi t’i shpëtonte, pasi plumbat nuk depërtuan në xhamin e pasmë të makinës së blinduar, ndonëse autorët hapën zjarr me breshëri të plotë.
Qëllimi i atentatorëve ishte të shkatërronin mbrojtjen e blinduar dhe të ekzekutonin Lalas, por tentativa dështoi për shkak të fortifikimit të automjetit.
“Demos” akuzohet më herët për vrasje, atentate dhe përfshirje aktive në rrjetet e krimit të organizuar në Greqi. Emri i tij rezulton në disa dosje të organeve të hetimit si person me rol të rëndësishëm në mafien greke, i njohur për egërsi dhe ekzekutime me pagesë.
Pavarësisht atentatit të dështuar në maj, Giannis Lalas u ekzekutua më 1 nëntor 2025 në Arachova. Sipas burimeve hetimore, besohet se dy atentatet nuk janë porositur nga i njëjti grup kriminal, duke shtuar misterin mbi armiqtë dhe konfliktet e Lalasit.
Hetimet për rrjetin e vrasësve me pagesë, rolin e “Demos” dhe lidhjet e tyre me krimin grek vijojnë në bashkëpunim me autoritetet shqiptare.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.