Lahuta shqiptare shpallet pasuri e UNESCO-s

E martë, 17 Nëntor, 2026

Lahuta, një nga simbolët më të lashtë dhe më të çmuar të kulturës shqiptare, është shpallur zyrtarisht pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, në listën për mbrojtje urgjente. Vendimi u konfirmua sot, duke shënuar një moment të rëndësishëm për ruajtjen dhe promovimin e identitetit kulturor shqiptar.

Arti i lahutës — të kënduarit, të luajturit dhe mjeshtëria e ndërtimit të saj — ka mbajtur gjallë prej shekujsh Eposin e Kreshnikëve, baladat dhe vlerat që mishërojnë trimërinë, besën, nderin dhe mikpritjen. Ky traditë përhapet në mbarë hapësirën veriore shqiptare, nga Malësia e Madhe deri në Rugovë, Drenicë, Plavë e Guci.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, e cilësoi lahutën si “një nga thesaret më të çmuara të identitetit kulturor shqiptar”, duke theksuar se përfshirja në UNESCO është rezultat i një procesi të gjatë kërkimor dhe dokumentues. Dosja e paraqitur para UNESCO-s u përgatit nga një grup studiuesish të njohur: Vaso Tole, Shaban Sinani, Rigers Halili, Armanda Hysa dhe Susane Ogge, mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).

Procesi, i finalizuar në mars 2024, u bazua në kërkime në terren dhe sesione komunitare, duke përmbushur standardet më të larta ndërkombëtare për dokumentimin e trashëgimisë jomateriale.

Përfshirja e lahutës në listën e mbrojtjes urgjente të UNESCO-s synon garantimin e ruajtjes së saj, dokumentimin e metodave tradicionale dhe promovimin e këtij instrumenti unik, që prej shekujsh përcillet brez pas brezi përmes këngëve epike dhe rrëfimeve historike.

Ky vlerësim ndërkombëtar pritet të rrisë më tej vëmendjen ndaj kulturës shqiptare dhe të nxisë projekte të reja për mbrojtjen, promovimin dhe rijetëzimin e traditave tona. Shqipëria ka shprehur gjithashtu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me Kosovën në ruajtjen e kësaj pasurie të rrallë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.