Spiropali: Belgjika dhe Danimarka hapin ambasadat në Shqipëri

E martë, 17 Nëntor, 2026

Belgjika dhe Danimarka kanë njoftuar vendimin për të hapur ambasadat e tyre në Shqipëri, një zhvillim që vjen në një fazë të rëndësishme të procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Lajmi u përshëndet nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, e cila shprehu mirënjohjen e saj për Ministrin e Jashtëm belg, Maxime Prévot, dhe homologun danez, Lars Løkke Rasmussen.

Spiropali e vlerësoi këtë hap si një tregues të qartë të progresit të Shqipërisë drejt BE-së dhe të qëndrueshmërisë së reformave që vendi ka ndërmarrë.

“Mirënjohje e sinqertë për Ministrin e Jashtëm belg Maxime Prévot dhe Ministrin e Jashtëm danez Lars Løkke Rasmussen mbi vendimet e rëndësishme për hapjen e ambasadave respektive në Tiranë. Këto hapa ndërmerren në një moment kyç për Shqipërinë dhe pasqyrojnë progresin e qëndrueshëm dhe të shpejtë të integrimit tonë në BE”, deklaroi Spiropali.

Ajo theksoi më tej se Shqipëria mirëpret thellimin e bashkëpunimit dypalësh me të dy vendet, duke nënvizuar se hapja e ambasadave do të fuqizojë partneritetin strategjik dhe përpjekjet e përbashkëta për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

“E vlerësojmë besimin e këtyre vendeve mike në reformat e Shqipërisë, stabilitetin dhe kontributin tonë në sigurinë rajonale, si dhe mirëpresim thellimin e bashkëpunimit dypalësh, në kuadër të NATO-s dhe forumeve të tjera ndërkombëtare, duke çuar përpara angazhimin tonë të përbashkët për një Europë më të fortë dhe më të sigurt”, u shpreh Spiropali.

Hapja e ambasadave të Belgjikës dhe Danimarkës në Tiranë pritet të forcojë më tej marrëdhëniet diplomatike dhe të lehtësojë bashkëpunimin në fusha kyçe të interesit të përbashkët.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.