Procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare është mbyllur në mesnatën e së shtunës. Lajmi u bë i ditur të dielën paradite nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, i cili prezantoi të dhënat preliminare nga ky proces, ndërsa theksoi se vlerësimi i të gjitha aplikimeve pritet të përfundojë gjatë ditës.
“Sipas të dhënave preliminare, gjatë periudhës 11-ditore (26 nëntor – 6 dhjetor), përmes platformës elektronike të KQZ-së janë pranuar mbi 84,700 aplikime për regjistrim për votim jashtë Kosovës. Prej tyre, rreth 71,900 janë aprovuar, ndërsa afërsisht 6,700 janë refuzuar. Aktualisht janë në proces vlerësimi rreth 5,900 aplikime”, deklaroi Elezi.
Ai theksoi se shumica e qytetarëve të regjistruar kanë zgjedhur të votojnë përmes postës, ndërsa një pjesë më e vogël kanë optuar për votimin fizik në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.
“Nga numri i përgjithshëm i aplikimeve të aprovuara, mbi 51,000 qytetarë janë regjistruar për të votuar përmes postës, duke dërguar pakon me fletëvotim në adresat e kutive postare jashtë Kosovës, ndërsa rreth 2,500 të tjerë e kanë zgjedhur dërgimin e pakos në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë. Po ashtu, rreth 18,000 shtetas janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësitë diplomatike”, tha Elezi.
Procesi i votimit nga diaspora mbetet një komponent i rëndësishëm i zgjedhjeve në Kosovë, duke reflektuar pjesëmarrjen dhe interesimin e lartë të qytetarëve që jetojnë jashtë vendit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.