Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin grek të Zakynthosit, ku një fëmijë 18-muajsh me baba shqiptar dhe nënë britanike u sulmua për vdekje nga qeni i familjes, një pit bull, në oborrin e shtëpisë së tyre në zonën e Agios Leontas.
Sipas raportimeve të medias greke Protothema, sulmi ndodhi në mesditë, ndërsa fëmija po luante në oborr. Për arsye të panjohura, qeni e sulmoi me egërsi, duke i shkaktuar plagë të rënda. Prindërit, të tmerruar, telefonuan shërbimet e emergjencës pas orës 13:00, dhe fëmija u dërgua menjëherë në spital. Megjithatë, ai u shpall i vdekur menjëherë pas mbërritjes.
Babai i vogëlushit është me origjinë shqiptare, ndërsa nëna e tij është britanike. Ata jetojnë prej vitesh në Zakynthos. Komuniteti lokal është tronditur nga kjo ngjarje, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e sulmit. Prindërit po qëndrojnë nën kujdesin e autoriteteve.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.