Ditët e Kulturës Shqiptare në Poloni, një udhëtim mes artit, traditës e miqësisë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kultura kombëtare shqiptare është një grup i pasur vlerash, traditash, gjuhe, arti (letërsi, muzikë, pikturë) dhe zakonesh të përbashkëta që formësojnë identitetin e shqiptarëve , duke i lidhur ata me trashëgiminë e tonë historike dhe kohërat bashkëkohore, të karakterizuara nga një lidhje e fortë me atdheun dhe familjen, si dhe me gatime dhe zakone unike duke qenë pjesë e kulturës evropiane, por me ndikime autentike që nga kohën e paraardhësve tanë ilire.

Nga data 24 nëntor – 05 dhjetor 2025 organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Varshavë u mbajtën “Ditët e kulturës shqiptare në Poloni”.

Takimet filluan më 24 nëntor 2025, në qytetin Łódź i njohur si qytet i filmit Polak. Mbrëmja e Filmit Shqiptar u mbajt në Kinemanë Charlie. Ku pas intonimit të himnit të të dy vendeve nga kori i fëmijëve polak të qytetit, u shfaq filmi “Kolonel Bunker”, një bashkëprodhim shqiptaro-polak, ku rolin kryesor e luan aktorja e njohir polake Anna Nehrebecka, gruan e kolonelit.

Të pranishëm në sallë ishin edhe regjisori shqiptar Kujtim Çashku bashkë me operatorin e fotografisë dhe zërit. Javën e kulturës shqiptare e hapi Sh. e Saj Ambasadorja Mimoza  Halimi dhe Konsulli i Nderit i Shqipërisë në qytetin Łódź, Paweł Michalak. Pas filmit regjisori Çashku bashkë me kolegët e tij evokuan kujtimet nga xhirimi i filmit në Shqipëri e Poloni. Më vonë në lokalet e Konsullatës së Shqipërisë në Łódź për të pranishmit Konsulli Michalak për të pranishmit kishte pergatitur “Tortën e Pavarësisë” një tortë e madhe me degustim vere.

Kuriozitet i rrallë ishte shëtitja rrugëve të qytetit Łódź me një udhëtim për mysafirët e ftuar të të dy shteteve me tramvaj të vjetër nga vitit 1928 zbukuruar me flamuj polak e shqiptar. Java e kulturës shqiptare vazhdoi me aktivitete kulturore në qytete të tjera polake.

Një falënderim i madh për: – Ministria për Evropën dhe Punët e jashtme. – Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Poloni – Konsullata e Nderit të Shqipërisë në Łódź.

Nga Haxhi Dulla

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.