Zëri i Amerikës në shqip! Kur heshtja zëvendëson historinë e kombit

E martë, 17 Nëntor, 2026

Qindra histori, lajme dhe ngjarje që kanë shënjuar kombin shqiptar janë trasmetuar nga këto zyra – por që prej marsit, Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe nuk transmeton më. Vendi që ushqente me informacion dhe shpresë qindra shqiptarë tani është bosh dhe i heshtur. Ish-gazetari i VOA Shaqir Salihu në një postim në facebook tregon vizitën për herë të fundit në këtë hapësirë historike, duke ndarë dhimbjen e humbjes së një zëri që dikur lidhi shqiptarët me botën dhe u dha atyre lajme të vërteta dhe historinë që nuk gjendej askund tjetër.

Postimi i plotë:

VIZITË NË VOA
  E ndiej se kam njëfarë detyrimi ndaj qindra mijëra dëgjuesve të rregullt të Zërit të Amerikës në Shqipëri, e posaçërisht në Kosovë, të cilët, që nga mbyllja më 15 mars e këtij institucioni epokal informativ, nuk dinë më për fatin e tij.
Prandaj vendosa ta vizitoj për herë të fundit këtë ndërtesë historike në Uashington, nga e cila janë transmetuar miliona orë lajmesh në mbi 50 gjuhë anembanë botës.
Transmetimet e VOA në shqip nisën në New York. Pikërisht atje, gazetari Nelo Drizari hapi shërbimin në gjuhën shqipe në maj të vitit 1943, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa më 13 maj 1951, Zëri i Amerikës filloi transmetimet në gjuhën shqipe në këtë ndërtesë që vizitova dje. Mendoj se mbyllja e kësaj dritareje amerikane ndaj botës nuk është më pak se një çmenduri.
Këtë vizitë ma mundësoi biri im, Ilir Salihu, i cili është ftuar të vazhdojë punën këtu si teknik televiziv, pas vendimit të Administratës për të rifilluar transmetimet në persisht. Iliri thotë se së shpejti do të fillojnë edhe disa transmetime në radio në 3–4 gjuhë të tjera, por jo në shqip. Ai më tha me shaka se ishte i vetmi shqiptar që kishte mbetur aty.
Meqë kjo ndërtesë është tepër e madhe për kaq pak transmetime, Zëri i Amerikës ka gjetur një tjetër ndërtesë më të vogël, në të cilën do të instalohen dy ose tre studio televizive dhe dy ose tre studio për transmetime në radio.
Kam nostalgji, sepse në këtë ndërtesë historike, të cilën e vizitova për herë të fundit, shkruhej çdo ditë alfabeti i gjuhës shqipe, i dalë nga Kongresi i Manastirit në vitin 1908, por edhe sepse transmetohej në një kohë kur Shqipëria ishte e mbyllur nga diktatura komuniste staliniste dhe populli shqiptar nuk dinte se çfarë ndodhte në botë.
Nga kjo ndërtesë u transmetuan lajmet për bombardimet e NATO-s kundër forcave serbe në Kosovë. Unë isha aty kur ne transmetuam lajmet e para për çlirimin e Kosovës, drejtpërdrejt nga korrespondentët tanë atje.
Vizitën në VOA e bëra sepse aty kam punuar 33 vjet — një pjesë të madhe të jetës sime. U emocionova shumë kur pashë zyrën time të dikurshme, tashmë të zbrazët dhe të heshtur; ndjeva një nostalgji të thellë kur pashë vendin ku ulesha. Ishte një moment i fortë emocional, duke kujtuar të gjitha vitet e punës që kisha kaluar aty.
VOA, unë nuk të harroj kurrë!

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.