Një shqiptar për ndryshim në New York: Diamant Hysenaj hap fushatën për Kongres

E mërkurë, 18 Nëntor, 2026

Para një salle të mbushur me shqiptaro-amerikanë, miq, përfaqësues komuniteti dhe mbështetës nga distrikti 14 i New York-ut, Diamant Hysenaj çeli zyrtarisht mbrëmjen e djeshme fushatën e tij për Kongresin Amerikan. Në një fjalim të gjatë, emocional dhe sfidues, ai prezantoi arsyet pse ka vendosur të hyjë në politikë dhe vizionin e tij për një New York që “nuk është i humbur, por gati për një rikthim”.

Hysenaj, i cili prej muajsh e ka financuar i vetëm fushatën, tha se kjo natë shënon momentin e parë publik të një rruge të nisur 10 muaj më parë:
“Dhjetë muaj pa gjumë, me takime, me sfida, me sakrifica. Dhe të gjitha për një arsye: që njerëzit e District 14 të kenë një zgjedhje të vërtetë.”

Duke prezantuar veten si “krenarisht shqiptaro-amerikan”, Hysenaj ndau rrugëtimin e tij personal — nga vështirësitë ekonomike, humbja e shtëpisë dhe largimi nga vendlindja, te suksesi si sipërmarrës në SHBA shkruan Diaspora Shqiptare.

“Ne shqiptarët jemi ndryshe,” u shpreh ai, duke përmendur historinë shqiptare nga pushtimet osmane, komunizmi e deri te genocidi në Kosovë. “Na kanë nënvlerësuar gjithmonë. Dhe çdo herë, ne kemi fituar.”

Në një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj përfaqësueses aktuale të zonës (pa e përmendur me emër, por qartazi duke iu referuar Alexandria Ocasio-Cortez), Hysenaj tha se distrikti është braktisur:

“Ne nuk kemi nevojë për një influencuese të rrjeteve sociale. Në gjashtë vite nuk ka miratuar asnjë ligj. Kjo nuk të çon në Senat — kjo të çon në shtëpi. Unë kam ndërtuar më shumë për këtë qytet sesa ajo ka bërë ndonjëherë.”

Hysenaj deklaroi se i është kërkuar të ndryshojë parti për të fituar më lehtë, por ai ka zgjedhur të garojë si republikan:

“Unë nuk u rrita që të përkulem. U rrita që të qëndroj. Jam një burrë mysliman i martuar me një grua katolike — dhe shtëpia jonë është shembulli që Amerika funksionon kur zgjedhim unitetin.”

Ai tha se Partia Demokratike “nuk është më ajo e punëtorëve”, ndërsa ai vetë përfaqëson “besimin, familjen dhe lirinë”.

Në fjalimin e tij, Hysenaj renditi disa nga prioritetet kryesore të fushatës:

  • Kostoja e jetesës: “Familjet e thjeshta nuk e përballojnë më New York-un.”

  • Siguria publike: “Fëmijët tanë duhet të ecin të lirë, jo me frikë.”

  • Arsimi: “Disiplina dhe ekselenca duhet të kthehen në shkolla.”

  • Bizneset e vogla: “New York-u po humbet shpirtrat e tij — sipërmarrësit.”

  • Komuniteti emigrant: “Emigrantët nuk janë numra, janë motorë të Amerikës.”

“Ky nuk është një betejë e së majtës apo e së djathtës,” tha ai. “Kjo është beteja midis të drejtës dhe të gabuarës.”

Hysenaj tha se fushata nuk ka marrë para nga askush dhe nuk i detyrohet askujt. Ai theksoi se lëvizja që po ndërton është organike, komunitare dhe e pavarur.

“Nga kjo natë, kjo nuk është fushata e Diamantit. Kjo është fushata juaj. Zëri juaj. E ardhmja juaj.”

“Prindërit tanë kapërcyen detra e luftëra për një shans,” tha Hysenaj në fund të fjalimit. “Sonte, ne kalojmë pragun drejt ndryshimit.”

Ai e mbylli me një paralajmërim të fortë:

“Do të na nënvlerësojnë. Do të na dyshojnë. Por ne do të fitojmë. Sepse ëndrra amerikane është ende gjallë në District 14.”

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.