Nazif Muslija, 50-vjeçari me origjinë nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Sadjide Muslija më 3 dhjetor në Pianello Vallesina të Monte Roberto (Ancona), është arrestuar nga autoritetet italiane. Pas disa ditësh kërkimesh, ai u gjet nga karabinierët i shtrirë përtokë dhe i plagosur rëndë në një zonë të izoluar pranë Matelica, në provincën e Maceratës.
Në vendngjarje mbërriti ambulanca, e cila e transportoi menjëherë në spital për trajtim. Pranë zonës ku u zbulua 50-vjeçari, u gjet edhe makina e tij, një Smart e bardhë e braktisur, e cila ishte shpallur në kërkim pasi ai dyshohej për vrasje me dashje.
Sipas hetuesve, Muslija mund të ketë tentuar vetëvrasje. Rreth orës 16:30, një gjuetar që ndodhej në zonë e pa të plagosur dhe i dha ndihmën e parë, duke njoftuar menjëherë autoritetet.
Sadjide Muslija u gjet e pajetë në shtratin e saj, me shenja goditjesh të forta në kokë dhe në gjoks. Gjatë hetimeve, oficerët sekuestruan një tub hekuri ndërtimi ku dyshohet se kishte gjurmë gjaku, i cili do t’i nënshtrohet ekspertizës laboratorike për të zbardhur plotësisht dinamikën e krimit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.