KKAD seminar për cilësinë dhe qëndrueshmërinë e mësimit të shqipes në diasporë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD) organizon më 6 dhe 7 dhjetor 2025 një seminar dyditor online me temë: “Rrugëtimi i klasave të gjuhës shqipe në diasporë: nga entuziazmi i fillimit te qëndrueshmëria dhe cilësia e mësimdhënies”. Ngjarja do të zhvillohet përmes platformës Zoom dhe pritet të mbledhë mësues nga Zvicra, Austria, Suedia, Gjermania, Italia, Greqia, Turqia, Anglia, Kanadaja dhe vende të tjera ku jetojnë komunitete shqiptare.

Seminari synon të sjellë në fokus sfidat dhe zhvillimet që përcaktojnë mësimin e shqipes jashtë atdheut, duke përfshirë ruajtjen e vazhdimësisë së klasave, motivimin e nxënësve, përmirësimin e qasjeve didaktike dhe ndërtimin e një bashkëpunimi të qëndrueshëm mes mësuesve, prindërve dhe institucioneve shqiptare.

Temat kryesore që do të trajtohen përfshijnë:

  • Rolin e mësuesit në forcimin e klasave ekzistuese dhe ruajtjen e interesit të nxënësve;

  • Përdorimin e teknologjisë, mjeteve digjitale, aktiviteteve kulturore dhe lojërave edukative;

  • Ndërtimin e një modeli të qëndrueshëm bashkëpunimi ndërmjet prindërve, mësuesve dhe institucioneve shqiptare.

Për të interesuarit që duan të ndjekin seminarin, regjistrimi është falas duke dërguar një email në [email protected].

Orari i seminarit:

  • 6 dhjetor 2025, ora 18:00–21:00

  • 7 dhjetor 2025, ora 16:00–20:00

Ky aktivitet shërben si një hap i rëndësishëm në forcimin e mësimit të gjuhës shqipe në komunitetet shqiptare ndërkombëtare. Për KKAD-në, bashkimi i mësuesve në një platformë profesionale është mënyra më e qëndrueshme për të garantuar cilësi, për të ndërtuar standarde të larta dhe për të ruajtur vazhdimësinë e misionit kulturor dhe arsimor të gjuhës shqipe në diasporë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.