Triumfi i Emës, vajza me origjinë shqiptare fituese e festivalit Zecchino d’Oro

E martë, 17 Nëntor, 2026

Për herë të parë në historinë 68-vjeçare të festivalit më të rëndësishëm e më të njohur të këngës për fëmijë, “Zecchino d’Oro”, kurorën e fitueses e merr një vajzë me origjinë shqiptare. Një arritje që shkon përtej skenës muzikore dhe bëhet simbol i integrimit, talentit dhe energjisë krijuese që brezi i dytë e i tretë i fëmijëve shqiptarë në diasporë po i sjell shoqërisë italiane.

Emma Dakoli, 9 vjeçe, me rrënjë nga Durrësi dhe banore në Monza, triumfoi me këngën “Ci pensa il vento”, (Për të mendon era) e interpretuar me një pastërti dhe ndjeshmëri që mahniti publikun dhe jurinë profesionale. Teksti i këngës mban firmën e Francesco Marruncheddu dhe Lodovico Saccol, ndërsa muzika është kompozuar nga Saccol. Në skenën e Antonianos në Bolonjë, Emma u shoqërua nga Piccolo Coro dell’Antoniano, i drejtuar nga Margherita Gamberini, një institucion historik i muzikës për fëmijë në Itali.

Një zë i ri që sjell dritë dhe identitet

Emma, e cila tashmë shihet si një nga talentet e reja të fëmijëve artistë në Itali, tregon me sinqeritet se ëndrrat e saj janë të mëdha:
“Kur të rritem dua të bëhem këngëtare, piktore dhe stiliste mode,” – shprehet ajo me një qetësi që zbulon një karakter të formuar. “Momenti më i bukur i ditës? Të argëtohem me motrën dhe shoqet e mia pas shkollës. Këngëtaret e mia të preferuara janë Giorgia, Annalisa dhe shumë të tjera. Personazhet? Lady Bug dhe Winx. Dhe ushqimi im i preferuar është pica… dhe lasanjat!”

Fëmijëria, ëndrrat dhe identitetet multiple përzihen natyrshëm në personalitetin e Emmës, duke e bërë atë shembull të asaj që do të thotë të rritesh në një Itali shumëkulturore, ku rrënjët shqiptare nuk përjashtojnë suksesin, por e pasurojnë atë.

Një finale e madhe nën drejtimin e Carlo Contit

Finalja e “Zecchino d’Oro”, e transmetuar në Rai Uno dhe drejtuar nga Carlo Conti, mbajti atmosferën e gëzimit dhe thjeshtësisë që e karakterizojnë këtë festival historik. Juria përbëhej nga Flavio Insinna, Gabriele Cirilli, Vincenzo Schettini, si edhe moderatorët e gjysmëfinaleve, Carolina Benvenga dhe Lorenzo Baglioni, të cilëve iu shtuan votat e përfaqësuesve të Piccolo Coro dhe të Galassisë së Koreve të Antonianos. Në skenë nuk munguan as personazhet emblematike të programit, mes tyre Topo Gigio dhe Magjistari Alessandro Politi.

Gjatë mbrëmjes, Carlo Conti theksoi edhe një herë vlerën e këtij festivali për fëmijët dhe shoqërinë:
“Në Zecchino, fëmijët festojnë së bashku, dhe edhe ne të rriturit kemi nevojë të rikthehemi te gëzimi dhe lehtësia që sjell muzika.”

Një fitore që shkon përtej trofeut

Triumfi i Emmës Dakoli nuk është vetëm një çmim muzikor. Ai është një dëshmi se fëmijët shqiptarë të lindur ose rritur në Itali janë sot pjesë e pandashme e skenës kulturore italiane. Talentet e tyre, rrënjët që mbajnë gjallë dhe identitetet që ndërtojnë, tregojnë se diaspora shqiptare po rrit breza të integruar, të aftë dhe të artë.

Emma, me zërin e saj të pastër dhe ëndrrat e pafundme, është shembulli më i bukur i kësaj historie suksesi.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.