Gjermani/ 50 Vjet mësim shqip në NRW, traditë, identitet dhe kulturë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Etleva Mançe 

Gjuha shqipe në diasporë është e para çfarë që na identifikon dhe na mbledh të gjithëve pa asnjë dallim. Është një privilegj që kjo në Landin Renania veriore-Vestfalia (NRW, Nordrhein-Westfalen) është e institucionalizuar. Jo në çdo qytet, dhe jo në çdo shkollë ka një shkollë shqipe, kështu që aty ku ka, shfrytëzojeni këtë mundësi.

  • Ky mësim ka një traditë 50-vjeçare, dhe në këto 5 dekada ka ndryshuar, është zhvilluar e përmirësuar, i është përshtatur kushteve dhe kjo duke krijuar një infrastrukturë të tërë nga landi i NRW për gjuhën e prejardhjes.

  • Është një vlerë më vete, është një dritare dhe derë e hapur që do t’ju vlejë fëmijëve për tërë jetën, dhe për më tepër që ata kanë edhe shumë avantazhe në integrimin dhe kualifikimin e tyre profesional dhe akademik në të ardhmen, dhe shembulli më i mirë është mësuesi Lulëzim Çallaku si ish-nxënës i shkollës shqipe.

  • Është shumë e rëndësishme për fëmijët të shohin se nga vijnë, por më e rëndësishme se ku duhet të shkojnë. Me një shqipe të mësuar në shkollë, ky brez i ri është gjithashtu edhe një potencial i jashtëzakonshëm për vendet tona të prejardhjes, dhe mund të shërbejnë si ura lidhëse midis vendeve të prejardhjes dhe atyre pritëse.

Fundjava në Republikën e NRW ishte mbushur me aktivitete të shkollave shqipe me rastin e Ditës së Flamurit!
Është e pamundur t’i ndjekësh të gjitha, por në dy prej tyre isha prezent.

Të shtunën në Mönchengladbach te kolegët Adem Shala dhe Kaltrinë Neziri Shabani. Është kënaqësi e veçantë kur ndër vite shikon se si nxënësit rriten dhe identifikohen me këto festa dhe këto programe. Ishte 28 Nëntori i fundit për kolegun Adem Shala, pas viteve kontribut me përkushtim në mësimin e gjuhës shqipe në këtë qytet.

Krenaria dhe kënaqësia më e madhe qëndron kur ish-nxënësit e shkollës shqipe sot janë mësues.
Kjo tregon që mësimi i gjuhës shqipe në landin e NRW është në rrugë të mbarë dhe i sigurt.

Nxënësit, tashmë disa prej tyre edhe në brezin e tretë, u prezantuan me këngë, valle dhe recitime, që kur i dëgjon dhe i shikon të bëhet zemra mal.

Për këtë manifestim kishin ardhur enkas nga Kosova Ministrja e Arsimit e Republikës së Kosovës znj. Nagavci, zyrtarja pranë kësaj ministrie për Mësimin Plotësues të Gjuhës Shqipe në Diasporë znj. Haskaj-Balaj, dhe zyrtari i Ministrisë së Arsimit z. Kasumi. Ishte një nder dhe kënaqësi për nxënësit, prindërit dhe komunitetin mbarë të këtyre qyteteve.

Është një gjuhë që flasim të tanë, është një flamur që na bashkon.

Flamuri kuq e zi nuk njeh kufi, por vetëm komb, vetëm bashkim!

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.