Për nder të Festave të Nëntorit, Shoqëria DIJA nga Mynihu organizoi një mbrëmje me temë “Trashëgimia kulturore shqiptare”.
Trashëgimia kulturore shqiptare është një komponent thelbësor i identitetit kolektiv, një pasuri e cila kërkon vëmendje, përgjegjësi dhe angazhim të vazhdueshëm shoqëror. Ajo nuk është thjesht një relikte e së shkuarës, por një burim inspirimi dhe zhvillimi për të ardhmen. Ruajtja, studimi dhe promovimi i saj janë detyra jo vetëm institucionale, por edhe qytetare, pasi vetëm përmes ndërgjegjësimit të përbashkët mund të garantohet vazhdimësia dhe vitaliteti i saj në brezat që vijnë.
Në panelin e diskutimit u trajtua gjerësisht trashëgimia kulturore nga tre këndvështrime plotësuese: ai akademik, i paraqitur nga Prof. Dr. Zanita Halimi, profesoreshë në Universitetin e Prishtinës dhe anëtare e Bordit të Këshillit të Kosovës për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore; ai institucional-muzeal, i sjellë nga znj. Besarta Reçica, anëtare e Bordit në Këshillin e Kosovës për Trashëgimi Kulturore, si dhe kuratore në Muzeun Kombëtar të Kosovës – Sektori i Etnologjisë; si edhe këndvështrimi praktik e artizanal, i përfaqësuar nga znj. Kristina Mjeda nga Shkodra, mjeshtre e tezgjahut dhe bartëse e traditave të trashëgimisë jomateriale.
Një prezantim i bukur mbi historikun e Xhubletës, i shoqëruar me emocione të veçanta të ngjallura nga fotografitë familjare të familjes Alibali, u mbajt nga anëtarja e Shoqërisë DIJA, znj. Edra Alibali.
Një ekspozitë me artefakte kulturore e historike, veshje tradicionale, stoli, instrumente muzikore dhe fotografi e plotësoi me shumë sukses temën e mbrëmjes.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.