Yankees bëjnë histori: shpallin Ditën e Trashëgimisë Shqiptare në stadium

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në ceremoninë e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, mbajtur në Times Square, organizata Albanian Roots bëri publik një lajm me peshë historike për komunitetin shqiptaro-amerikan. Gjatë fjalës së tyre, drejtuesit njoftuan se New York Yankees, një nga ekipet më prestigjioze të bejsbollit amerikan, do t’i dedikojë një ndeshje të plotë trashëgimisë shqiptare.

Ngjarja sipas tyre do të jetë më 19 maj 2026, në “Yankee Stadium” dhe do të quhet Dita Zyrtare e Trashëgimisë Shqiptare, e cila mbahet për herë të parë në një stadium amerikan ku një skuadër e Major League Baseball i dedikon edhe një ndeshje të plotë një komuniteti etnik si komuniteti shqiptar në Nju Jork.

Do të ketë rast thotë organizata Rrënjët Shqiptare që të zhvillohet edhe një paradë shqiptare brenda fushës legjendare, ku pjesëmarrësit do të mbajnë kapela dhe bluza me dy simbole “Yankees me flamurin kuq e zi ” (edicion i kufizuar falas), seksion të madh kuq e zi dhe përvojë VIP për të gjithë ata që blejnë biletat vetëm përmes linkut zyrtar të Albanian Roots (www.albanianroots.com/yankees).

Rrënjët Shqiptare: “Është momenti të tregojmë botës se sa të mëdhenj jemi kur jemi të bashkuar.”

Nga Times Square te Yankee Stadium thotë Rrënjët Shqiptare rruga është e hapur dhe na pret. Tani është radha e juaj që të blini biletat, të vishni fanellat kuq e zi, të merrni fëmijët dhe këdo, të marshoni krenarë në fushën ku kanë luajtur legjendat amerikane të bejsbollit Babe Ruth dhe Derek Jeter.

Albania Roots – Rrënjët Shqiptare thotë: Le të mos jetë kjo vetëm një natë kujtimesh, por fillimi i një tradite të re ku çdo shqiptar në Amerikë ndihet më i fortë, më krenar dhe më i bashkuar se kurrë, edhe Yankee Stadium të bëhet një ditë kuq e zi para dhjetra mijërave tifozëve të skuadrës së tyre të zemrës Yankee.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.