Greqia po përgatit një udhërrëfyes të ri për marrëdhëniet me Shqipërinë, i cili pritet t’i dorëzohet Ministres së Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë vizitës së saj të parë zyrtare në Athinë më 16 dhjetor. Kjo do të jetë vizita e parë e kryediplomates shqiptare në kryeqytetin grek që prej marrjes së detyrës.
Sipas mediave greke, axhenda e takimit mes Spiropalit dhe homologut të saj grek do të ketë në fokus zhvillimet mbi “Çështjen e Detit”, veçanërisht përcaktimin e Zonës Ekonomike Ekskluzive, një temë ende e pazgjidhur mes Tiranës dhe Athinës. Në vitin 2020, të dy vendet ranë dakord t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, por dosja mbetet pezull deri në emërimin e ekipit zyrtar shqiptar.
Udhërrëfyesi i ri parashikohet të theksojë gjithashtu procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe forcimin e lidhjeve dypalëshe. Shqipëria synon të mbyllë negociatat e anëtarësimit në BE deri në vitin 2027, vit kur Greqia do të mbajë Presidencën e radhës së Këshillit Evropian, duke i dhënë marrëdhënieve bilaterale një rëndësi të veçantë.
Fokus i veçantë do të jetë edhe Ballkani Perëndimor. Gjatë darkës informale në Bruksel, ku mori pjesë edhe Ministri i Jashtëm grek Giorgos Gerapetritis, u diskutua për trajektoren evropiane të rajonit dhe rëndësia e integrimit të Ballkanit Perëndimor. Athina e konsideron këtë prioritet kyç në axhendën e saj dhe thekson mbështetjen për Shqipërinë dhe Malin e Zi në procesin e pranimit në BE, duke respektuar ligjin ndërkombëtar, demokracinë dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.
https://www.newsbeast.gr/politiki/arthro/12718363/etoimoi-gia-charaxi-aoz-me-tin-alvania-stis-16-dekemvriou-episkeptetai-tin-athina-i-ypex-tis-geitonos-eliza-spiropalikryesore3
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.