Festimi, në të ashtuquajturën zemra e botës “Times Square” New York City, u mbulua tërësisht nga ngjyra kuq e zi. Mbrëmjen e 22 nëntorit 2025, në kuadër të Muajit Shqiptar dhe 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, organizata Albanian Roots – Rrënjët Shqiptare me president z. Marko Kepi, Bujar Gjata, Bedrana Duka, dhe “Mjeshtren e Madhe” Agjelina Nika, organizuan paradën e makinave shqiptare në zemër të Manhattan-it duke e shoqëruar me një spektakël kulturor njëorësh pikërisht në “Times Square”.
Dhjetra makina të stolisura me flamuj shqiptarë dhe amerikanë parakaluan nëpër “Broadway” dhe “Seventh Avenue”, ndërsa në mes të sheshit legjendar u shpalos edhe një flamur gjigand kuq e zi.
Valltarë dhe këngëtarë të rinj të grupit “Albanian Roots Dancers” me veshje tradicionale, kërcenin me pjesëmarrësit vallen e Tropojës, Labërisë dhe Çamërisë nën dritat vezulluese neon. Turistë nga të katër anët e globit, njujorkez dhe vizitor të tjerë ndalonin të mahnitur, bënin foto dhe video, disa madje pyesnin: “I cilit vendi është ky flamur dhe kjo festë që ka kaq shpirt dhe kaq shumë bukuri?”
Për një orë të tërë “Times Square” në qendër të saj u mbush me flamujt kuq e zi dhe bë një “Shqipëri e Vogël” në zemër të Nju Jorkut. Flamujt kuq e zi valëviteshin krah për krah me “Stars and Stripes” si simbol i dashurisë së dyfishtë për vendlindjen dhe për Amerikën që na strehoi. Atmosferë festive, dhe britmat “Jam krenar me qenë Shqiptar!” dhe Albania! Albania! “USA! USA!”, u bashkuan në një kor të vetëm në Times Square.
Rrënjët Shqiptare: nata e flamurit kuq e zi në “Times Square” ( 22 nëntor 2025) nuk ishte fundi, ishte vetëm fillimi.
photo credit Vasjana Minga
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.