SHBA/Parada e 106-të e Ditës së Veteranëve, Nju Jorku nderon Heronjtë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Për herë të parë në këtë paradë flamuri kuq e zi me shkabën dy krerëshe në krye të Paradës së 106-të e Ditës së Veteranëve

Nju Jork, 11 nëntor 2025 – Mbi 20 mijë ushtarë aktivë dhe veteranë marshuan të mërkurën në Fifth Avenue në paradën më të madhe të Ditës së Veteranëve në SHBA.

Për më shumë se katër orë, rruga prestigjioze nga 23 deri në 52 u kthye në një det flamujsh kuq-blu-bardhë, me tinguj bandash ushtarake dhe thirrje të forta mirënjohjeje “Thank you for your service!”.

Parada e 106-të e Ditës së Veteranëve të Nju Jorkut nderoi veteranët, me 20,000 pjesëmarrës dhe mijëra spektatorë. Në paradë morën pjesë tre marshallë të mëdhenj “Grand Marshall”që përfaqësonin Ushtrinë, Marinën ajrore dhe Marinën detare.

Ngjarja shërbeu si një homazh për shërbimin dhe sakrificën e veteranëve.

Parada e veteranve në qytetin e Nju Jorkut, më e madhja në vend, përfshinte tre marshallë të mëdhenj: rreshterin e pensionuar të Ushtrisë Clinton(Clint) Romachché, fitues i Medaljes së Nderit; veteranin e Korpusit të Marinës –  Steven Peek, i njohur për dokumentarin e tij mbi veteranët e pastrehë të Vietnamit; dhe astronauten e NASA-s dhe ish-piloten e Marinës ajrore Senita (Suni)Williams.

Këtij viti i dha shkëlqim të veçantë 250-vjetori i themelimit të tri korpusve më të vjetra të ushtrisë amerikane: Trupave të Këmbësorisë, Trupave të Marinës detare dhe Marinës të frcës ajrore.

Por momenti historik i ditës ishte pjesëmarrja e NATO-s dhe për herë të parë në 16 vjet anëtarësim, flamuri kuq e zi i Shqipërisë valëvitej në krye të kontingjentit të Aleancës.

Komanda e Transformimit të Aleancës (Allied Command Transformation) nga Norfolk, Virginia, drejtonte formacionin me 32 flamuj të vendeve anëtare të Natis.

Në ndërkohë në krye ecte krenar koloneli shqiptar Edmond Sardi, duke mbajtur lart flamurin kuq e zi me shqiponjën dykrerëshe. Përkrah tij në formë trekëndëshi qëndronin gjatë gjithë përshkrimit të rrugës : Chief Petty Officer Jessica Sundin (Suedi) dhe toger-koloneli Luis Olalla (Spanjë) dhe flamujt e vendeve anëtare të Natos.

Të gjithë oficerët që me uniforamat ushtarake përfaqësonin vendet e tyre mbanin nga shenjë (stickers) ku ishte logoja e Natos me mbishkrimin: “We Are NATO”.

Në fillim të paradës, koloneli shqiptar Edmond Sardi,deklaroi  për mediat amerikane dhe aleate se “Jam i nderuar të nderoj sakrificën e veteranëve amerikanë dhe të festoj miqësinë që na bashkon”.

Disa  veteran shqiptaro-amerikanë , që kanë qenë pjesë e misionve me ushtrinë amerikane, ose anëtar të familjve të tyre  që qëndronin në të dy anët e sheshit ku mbahej parada thanë se: “Sot nuk ishim thjesht pjesë  ishim në krye të familjes së NATO-s!” , ndërsa mbanin edhe ndonjë pankartë ku shprehnin një  “Falenderim nga shqiptarët e Amerikës”, valvitnin flamurin amerikan dhe atë shqiptar.

Krenaria shqiptare në mes të Nju Jorkut, u ndie gjatë gjithë kësaj parade, ngase për herë të parë që nga 1 prilli 2009, Shqipëria, nuk ishte në fund të kolonës së Natos, por udhëhiqte të gjithë Aleancën Veri-Atlantike në paradën më të madhe të veteranëve në botë.

Në këtë paradë morën pjesë edhe njësi nga West Point dhe Annapolis, veteranë të Luftës së Dytë Botërore invalid lufte në karroca, veteran motoçiklistë të Rolling Thunder, dhe një kompani me qen nuhatës minash të ushtarisë  amerikane.

Parada më të madhe të Ditës së Veteranëve në SHBA, në zemër të nju Jorkut bëri atë që flamuri kuq e zi valëvitej krenar në krye të botës së lirë – dëshmi e qartë se Shqipëria, sot nuk është më vetëm konsumatore sigurie, por aleate aktive, besnike dhe e respektuar.

Shqipëria,  ishte në këtë ditë në nju Jork, aty ku e kishte merituar në krye të paradës më të madhe të Ditës së Veteranëve në SHBA.

Parada e 106-të e Veteranve në Nju Jork, kishte për qëllim të shprehte mirënjohje për veteranët për shërbimin e tyre. Pjesëmarrësit dhe spektatorët theksuan rëndësinë e njohjes së sakrificave të veteranëve dhe ofrimit të mbështetjes.

Screenshot

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.