Pinoku flet arbërisht në premierën “Pinoqi i Arbëris”, në Frasnita të Kalabrisë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Frasnita e Kalabrisë do të shënojë një ngjarje të veçantë kulturore më 25 nëntor 2025, në orën 19:00, në auditoriumin “Ernest Koliqi”. Për herë të parë, komuniteti arbëresh do të shohë në skenë komedinë “Pinoqi i Arberis”, një adaptim i veprës klasike të Carlo  Collodit, “Aventurat e Pinokut”, në gjuhën arbëreshe.

Përshtatja teatrale është realizuar nga Imma Guarasci, përkthyer në arbërisht nga Ambrogio Bellizzi, ndërsa drejtimi organizativ i shfaqjes është në dorën e Lucia Martino. Aktorët vijnë nga komunitete të ndryshme arbëreshe si Frasnita, Ferma, Spixanë, Lungro dhe Ejaninë, duke përfshirë emra si Demetrio Corino, Maria Ferrari, Salvatore Pace, Vincenzo Barbati, Rossella Bellusci, Anduena Bega, Rocco Gallucci, Emanuele Armentano, Maria Pia Stabile, Maria Damis, Lucia Martino, Maria Di Cunto, Ambrogio Bellizzi, Francesco Frega.

Scenografia është punuar nga Mimmo Ferrari, ndërsa teknika e skenës nga Alessandro Bartoletti dhe Daniela de Marco. Muzika dhe këngët janë realizuar nga Anduena Bega, Demetrio Corino, Emanuele Armentano dhe Francesco Frega. Drejtimi organizativ i ngjarjes mbetet përgjegjësi e Lucia Martino dhe Ylli Pace.

Shfaqja, e mbështetur nga Komuna e Frasnitas dhe Federata Italiane e Teatrit Amator në Provincën e Cosenza (FITA Calabria dhe FITA nacional), premton të sjellë një përvojë teatrale unike dhe të gjallë për të gjithë pjesëmarrësit. Organizatorët ftojnë publikun të marrë pjesë dhe të shijojnë një spektakël “favoloso” (të mbrekullueshëm), fryt i një pune të madhe kolektive.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.