Vrasje e dyfishtë në Greqi, mes viktimave edhe një shqiptar

E martë, 17 Nëntor, 2026

Autoritetet greke janë vënë në alarm pas një ngjarjeje të rëndë që tronditi zonën turistike të Finikounda-s, në Messinia, ku dy burra u gjetën të vrarë pranë një kampingu.

Sipas informacioneve fillestare, një nga viktimat është shtetas grek, 70-vjeç, pronar i kampingut, ndërsa viktima tjetër është një burrë rreth 50–55 vjeç, me origjinë shqiptare, që punonte si kujdestar në të njëjtin biznes.

Mediat vendase raportojnë se një person i panjohur ka hyrë mbrëmjen e së dielës në recepsionin e kampingut dhe ka qëlluar drejt 70-vjeçarit, duke e plagosur për vdekje. Ngjarja ka ndodhur në sy të punonjësit shqiptar, i cili ka tentuar të largohet, por agresori e ka qëlluar edhe atë, duke e vrarë në vend.

Autori është larguar menjëherë pas krimit, ndërsa policia, e njoftuar nga banorët e zonës, ka mbërritur në vendngjarje ku ka gjetur trupat e viktimave të mbuluar me gjak në recepsion.

Sipas burimeve të hetimit, arma e përdorur dyshohet të ketë qenë një pushkë gjahu. Autoritetet po mbledhin prova për të identifikuar dhe kapur autorin, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë qenë i njohur me viktimat.

Media lokale MessiniaLive shkruan se mes viktimave dhe autorit të dyshuar kishte pasur një konflikt gjatë verës, megjithatë pa pasoja të mëparshme.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.