Ali Ahmeti takohet me shqiptarët e Kroacisë, kujtojnë sakrificat historike

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, priti në një takim të veçantë anëtarët e Shoqatës së Shqiptarëve Mbrojtës të Kroacisë në Luftën Atdhetare, udhëhequr nga Esad Çollaku, kryetar i Unionit të Shqiptarëve të Kroacisë, dhe Tomë Kaqinari, përfaqësues i Bashkësisë së Shoqatave të Vullnetarëve të Luftës në Kroaci.

Takimi u zhvillua në një atmosferë vëllazërore dhe respekti të ndërsjellë, ku u ndanë kujtime dhe përvoja mbi rolin e shqiptarëve në mbrojtjen e Kroacisë dhe sakrificat e tyre, të cilat përbëjnë dëshmi të pathyeshmërisë dhe qëndresës për liri dhe dinjitet.

Gjatë takimit u përkujtuan emrat e bashkëluftëtarëve të shquar, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, si dhe Bekim Berisha – Abeja, të cilët mbeten të gdhendur përgjithmonë në kujtesën e kombit shqiptar.

Në një postim në Facebook, Ali Ahmeti shprehu mirënjohjen e thellë për roli të Kroacisë në luftën çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se gjaku i derdhur për liri bashkon përjetë dy popujt dhe forcon lidhjet historike mes tyre si bashkëluftëtarë në përpjekjet për drejtësi dhe dinjitet kombëtar.

Ky takim rikthen në vëmendje vlerat e përbashkëta dhe kujtimet heroike, duke theksuar unitetin dhe respektin ndërmjet shqiptarëve dhe kroatëve në historinë e përbashkët të përpjekjeve për liri.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.