SHBA/ Vjosa Osmani pritje madhështore nga “Bijtë e shqipes” në Philadelphia

E martë, 17 Nëntor, 2026

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi sot një takim të veçantë me komunitetin shqiptar në qendrën dhe shkollën e Shoqatës “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia, ku u prit me entuziazëm dhe respekt nga bashkatdhetarët.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe simbolike për ruajtjen e kulturës kombëtare në diasporë, presidentja Osmani vizitoi ambientet e shkollës shqipe që funksionon në objektin e siguruar nga vetë komuniteti shqiptar, përmes punës, përkushtimit dhe solidaritetit.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Osmani shprehu mirënjohjen e saj të thellë për pritjen dhe angazhimin e mërgatës:

“Një pritje madhështore nga mërgata jonë në Philadelphia, në shtëpinë e shqiptarit, objekt të cilin bashkatdhetarët tanë, me punë e mund, e siguruan dhe e shndërruan në shkollë shqipe. Thellësisht mirënjohëse për këtë përkushtim, që ruan e forcon gjuhën dhe identitetin tonë kombëtar.”

Presidentja vlerësoi veçanërisht rolin jetik të mërgatës në ruajtjen e gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore, duke e cilësuar Shoqatën “Bijtë e Shqipes” si një shembull frymëzues të organizimit dhe kontributit të diasporës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.