Itali/ Shkolla ‘geto’ me fëmijë migrantë ndez polemika: Pa gjuhë s’ka integrim

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një shkollë fillore në Mestre, afër Venecias, është përfshirë në debate të nxehta për shkak të përqindjes së lartë të nxënësve me prejardhje migrante. Nga 61 nxënësit e regjistruar në shkollën fillore “Cesare Battisti”, vetëm rreth dhjetë janë shtetas italianë, dhe mes tyre vetëm një ka prindër italianë prej brezash.

Shkolla ka qenë prej kohësh e njohur për përqendrimin e lartë të nxënësve të huaj, por këtë vit numrat janë rritur ndjeshëm, duke shkaktuar përçarje mes prindërve dhe debate të gjera publike. Disa familje italiane kanë vendosur t’i transferojnë fëmijët e tyre në shkolla të tjera, ndërsa edhe brenda bordit drejtues janë shfaqur shqetësime.

“Kemi arritur në pikën e krijimit të një shkolle geto dhe kjo pavarësisht përpjekjeve të jashtëzakonshme të stafit për integrimin e të huajve. Problemi nuk është kuota, por fakti që shumë prej nxënësve dhe familjeve të reja nuk flasin italisht. Pa gjuhën, integrimi është i pamundur,” u shprehën disa prindër.

Edhe presidenti i bordit shkollor, Carlo Pagan, ngriti alarmin për rrezikun e përqendrimit të nxënësve jo-italishtfolës. “Kjo situatë është kundërproduktive dhe mund të pengojë integrimin e fëmijëve në vendin ku jetojnë, në një shkollë që gjithmonë është dalluar për ofertën e saj arsimore dhe aftësinë për të mirëpritur të sapoardhurit,” tha ai.

Çështja ka mbërritur deri në Këshillin Bashkiak të Venecias, ku Këshilltari për Kohezionin Social, Simone Venturini, vuri në dukje nevojën e ndërhyrjes nga Ministria dhe Zyrat Shkollore. “Pavarësisht përkushtimit heroik të mësuesve, me këto madhësi klasash nuk mund të flasim për integrim real,” deklaroi ai.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.