Rumani/Promovohet libri “Rilindja Kombëtare Shqiptare:1878–1912” i Stavro Skëndi

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në Muzeun Kombëtar të Letërsisë Rumune në Bukuresht u zhvillua pak ditë më parë promovimi i vëllimit “Rilindja Kombëtare Shqiptare: 1878–1912”, të profesor Stavro Skëndi, me përkthimin e Dr. Radu Săvulescu-t.

Ky libër, i botuar për herë të parë nga Princeton University Press (SHBA) në vitin 1967 me titullin origjinal “The Albanian National Awakening, 1878–1912”, konsiderohet si një nga veprat më të cituara në literaturën akademike dhe përfaqëson një kontribut themelor në historiografinë shqiptare dhe ballkanike. Studimi i Skëndit është bërë një vepër referuese në fushën e albanologjisë dhe historisë krahasuese.

Stavro Skëndi (1905–1989) njihet si një nga albanologët më të rëndësishëm të shekullit XX, shpesh i quajtur “dekani i studimeve shqiptare në SHBA”. Ai ka botuar vepra si “Poezia epiko-gojore shqiptare dhe e sllavëve të jugut” (1954, 1969), “Studime kulturore ballkanike” (1980), si dhe dhjetëra artikuj në revista prestigjioze si The American Historical Review, Foreign Affairs dhe Political Science Quarterly. Kontributet e tij përfshijnë histori, gjuhësi, letërsi, fe, shkenca politike dhe kulturë, duke u vlerësuar për rreptësinë shkencore dhe thellësinë ndërdisiplinore.

Përkthimi në gjuhën rumune u realizua nga Shtëpia Botuese Asdreni, në bazë të një marrëveshjeje mes Shoqatës Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë (ALAR) dhe Princeton University Press, me mbështetjen e Qeverisë së Rumanisë përmes Departamentit për Marrëdhënie Ndëretnike, që ofron fonde për organizatat e qytetarëve të pakicave kombëtare.

Gjatë evenimentit, folën deputeti Bogdan-Alin Stoica, përfaqësues i minoritetit shqiptar në Parlamentin e Rumanisë; shkrimtari, kritiku letrar dhe albanologu Marius Chelaru; si dhe dr. Luan Topciu, koordinator i Qendrës Kulturore të ALAR. Në fund, fjalën e mori edhe përkthyesi i librit, Dr. Radu Săvulescu, i njohur për studimet e tij në fushën e albanologjisë.

Promovimi u ndoq nga një pjesëmarrje e gjerë, ku secili prej të pranishmëve mori një kopje të librit. Po ashtu, një ekip i Televizionit Rumun realizoi një reportazh për emisionin “Conviețuiri”, i transmetuar në TVR 1.

Libri shpërndahet falas nga ALAR në panaire, sallone libri dhe ngjarje të tjera kulturore, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.