Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në fshatin Χάλκη (Halki) të Larisës, Greqi, ku një 50-vjeçar humbi jetën pas një aksidenti gjatë punimeve me sharrë elektrike.
Sipas informacioneve të fundit nga mediat greke, burri, me origjinë shqiptare, ndodhej mbi një pemë duke kryer punime kur, për arsye ende të paqarta, humbi kontrollin e sharrës elektrike që mbante.
Kjo shkaktoi një prerje të rëndë në këmbën e tij, duke prekur arterien e kofshës dhe duke shkaktuar gjakderdhje të pakontrollueshme. Ekipet e urgjencës së EKAV e transportuan menjëherë në spital, por ai ndërroi jetë pak më vonë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.