Në Iraklio të Atikës u çel mbrëmë Festivali Kulturor “Iraklia”, një ngjarje që bashkon kultura të ndryshme në një program artistik të pasur. Në natën e parë morën pjesë Shqipëria, Qiproja dhe Gjeorgjia, të cilat sollën para publikut elementë të trashëgimisë së tyre kulturore.
Shqipëria u përfaqësua nga grupi i valleve të Shoqatës “Lidhja e Gruas Shqiptare në Greqi” («Σύνδεσμος Αλβανίδων Γυναικών στην Ελλάδα») dhe nga këngëtarja Burbuqe Esti. Përmes valleve dhe këngëve tradicionale, artistët shqiptarë i dhanë skenës ngjyrat, energjinë dhe ritmet karakteristike të folklorit tonë.
Në emër të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë, diplomatia Joneda Dodaj, e ngarkuar me çështjet e diasporës, përshëndeti të pranishmit. Ajo theksoi rëndësinë e festivalit si një hapësirë për promovimin e kulturave në Greqi dhe për forcimin e urave të miqësisë ndërmjet popujve. Dodaj shprehu gjithashtu vlerësimin për bashkëpunimin me Bashkinë e Iraklios dhe Kryetarin Nikos Babalos, duke nënvizuar gatishmërinë e Ambasadës për të vijuar mbështetjen e nismave që promovojnë trashëgiminë dhe traditat shqiptare.
Festivali “Iraklia”, i cili do të zgjasë deri më 28 shtator, zhvillohet në hapësira të ndryshme kulturore të qytetit dhe përfshin një program të gjerë aktivitetesh: koncerte muzikore, shfaqje filmash, ekspozita arti, grupe vallëzimi, netë tematike dhe aktivitete për fëmijë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.