Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur pasditen e djeshme në Artogne, provinca e Brescia-s, i mori jetën 16-vjeçarit Manuel Leti, nxënes i informatikës i lindur në Itali nga prindër shqiptarë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, në kryqëzimin mes rrugës “4 Novembre” dhe “Caduti della Resistenza”. I riu po udhëtonte me motorin e tij KTM Duke 125, kur u përplas me një automjet tip Audi, që drejtohej nga një 44-vjeçar. Përplasja fillestare ishte e lehtë, por motori humbi stabilitetin dhe përfundoi duke goditur një shtyllë ndriçimi. Goditja e fortë i shkaktoi dëmtime të rënda në gjoks dhe bark, të cilat rezultuan fatale, pavarësisht se i riu mbante helmetë sigurie.
Një mik i tij, që udhëtonte me një motor tjetër, dëshmoi ngjarjen, por nuk mundi të ndërhynte. Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje me ambulancë dhe helikopter, por mjekët nuk arritën të shpëtonin jetën e 16-vjeçarit.
Kryetarja e Bashkisë së Artognes, Barbara Bonicelli, e cilësoi ngjarjen “të papranueshme” dhe bëri apel për më shumë kujdes në rrugë. Ndërsa kryetari i Pian Camuno, Giorgio Ramazzini, shprehu ngushëllimet për familjen: “Është e vështirë të gjesh fjalë për një dhimbje të tillë. Humbja është e madhe për një familje të respektuar dhe për gjithë komunitetin.”
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.