Protestë në sheshin Sintagma për Panos Ruçi dhe të afërmit e viktimave të Tempi

E martë, 17 Nëntor, 2026

Me një deklaratë të përbashkët, mbështesin babain që ndodhet në ditën e 7-të të grevës së urisë mbi 55 sindikata e organizata greke, mes tyre edhe Federata Panhelenike e Punonjësve të ERT e shumë profesioneve të tjera në vend
Të afërmit e 57 viktimave të Tempi nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët mbështetjeje për z. Panos Ruçi, i cili sot hyn në ditën e 7-të të grevës së urisë, me qëllim që të miratohet kërkesa e tij procesin e zhvarrosjes së 22 vjeçarit Denis Ruçi.

Të afërmit e viktimave denoncojnë se “ende nuk është dhënë asnjë përgjigje ndaj kërkesës së tij të drejtë. Çfarë tjetër pret qeveria dhe drejtësia greke për të proceduar në zhvarrosjen e Denisit?”.
Mes të tjerave, në deklaratën e plotë theksohet se është e padrejtë që të konsiderohet ‘vrasje nga pakujdesia” humbja e 57 jetëve, ndërkohë që shumë prova thelbësore që vërtetojnë të kundërtën janë lënë me qëllim jashtë dosjeve hetimore, se kompania Hellenic Train qarkullonte trenat pa masat bazë të sigurisë e një sërë akuzash të tjera për marrëveshje mes kompanive të transportit të cilat qarkullonin lëndë djegëse në mënyrë të paligjshme e që si pasojë e përplasjes shkaktuan djegien e 25 nga 57 viktimave. Në deklaratën e plotë përmenden me detaje një sërë shkeljesh të procesit hetimor, për të cilat sipas Pano Ruçi e familjarëve të tjerë, përgjigjen do e marrin pas procesit të zhvarrosjes e riekzaminimit të trupave. Me deklarata përkatëse i bashkohen tubimit edhe 55 sindikata si dhe qindra qytetarë të thjeshtë.
Zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis ka deklaruar në lidhje me kërkesën e Panos Ruçit se kush kërkon ndërhyrjen tonë, kërkon që qeveria të ndërhyjë në drejtësi. Kjo çështje i takon drejtësisë. Ndërsa mbështetje të plotë ka familja Ruçi nga liderët e partive opozitare të majta, si SYRIZA, Nea Aristera e PASOK.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.