Në vazhdën e aktiviteteve për 5-vjetorin e themelimit, Shoqata “Iliria” organizoi piknikun festiv “Bashkë në Vjeshtë”, një ngjarje e ngrohtë dhe gjithëpërfshirëse që mblodhi komunitetin shqiptar për të festuar, për të ndarë momente gëzimi dhe për të forcuar lidhjet ndërmjet brezave.
Aktiviteti u zhvillua me pjesëmarrje të kënaqshme, ku fjalën përshëndetëse e mbajti sekretarja e Shoqatës, znj. Elena Stublla, e cila theksoi rëndësinë e bashkimit dhe vazhdimësisë kulturore në diasporë.
Një përshëndetje të veçantë për të pranishmit dha edhe z. Drilon Zogaj, Konsull i Republikës së Kosovës, duke vlerësuar përkushtimin e Shoqatës dhe gjallërinë e komunitetit.
Atmosfera u gjallërua nga muzika e DJ Arif Palloshit, me këngë shqiptare dhe valle tradicionale që ndezën gëzimin e të rriturve dhe fëmijëve.
Përgatitjet në zgarë u realizuan me përkushtim nga Valon Ibishi, Afet Fejza dhe Lamçe Murati, ndërsa organizimi i përgjithshëm u koordinua nga Eamadan Hajdini, duke siguruar një ditë të mbarë dhe të kujtueshme për të gjithë.
Fëmijët luajtën dhe u argëtuan në natyrë, duke e bërë piknikun një festë të vërtetë familjare.
Shoqata “Iliria” falënderon të gjithë pjesëmarrësit dhe kontribuuesit për këtë ditë të bukur, dhe mbetet e përkushtuar në misionin e saj për të ruajtur dhe promovuar kulturën shqiptare në Saint Louis e më gjerë.
Nga Besian Gjika

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.