Ky vit i ri shkollor hapi dyert në shkollën”Migjeni”më 20 shtator, e kjo ditë shihet si fillim i synimeve dhe sfidave të reja për mësuesit ,për nxënësit dhe prindërit.
Dita e parë e shkollës ishte një ditë e lumtur për të gjithë, jo vetëm për ato nxënës që u kthyhen në shkollë me dëshirën për të mësuar gjuhën e mëmës ,gjuhën shqipe,por edhe për t’u takuar sërish me shokët e tyre.Në bankat e shkollës erdhën edhe nxënës të rinj ku dashuria për gjuhën shqipe ,dëshira për të njohur kulturën ,traditat e gjyshërve,e baballarëve të tyre i ftoj të gjithë të ulen në bankat e sallës Cubo-Fano.
Vjershat e recituara dhe kënga për Atdheun bënë që të gjithë të këndonin e t’i kujtonin se të gjithë i bashkonte një gjuhë:“Gjuha Shqipe”.
Më pas u prezantua nga mësueset programi mësimor që do të zhvillohej këtë vit ,ku do të ketë edhe risi në fushën e gatimit,në fushën e fotografisë ,në atë të muzikës ku nxënësit e kësaj shkolle jo vetëm do të mësojnë të gatuajnë ,të bëjnë foto profesionistësh, të këndojnë, por edhe do të mësojnë në shqip terma më specifike të fushave të ndryshme në gjuhën shqipe.
Nxënësit më pas u ndanë në klasat përkatëse që të punojnë me librat e Gjuhës dhe Kulturës Shqiptare niveli I për grupin e nx. nga mosha 6-10 vjeç dhe për grupin e II nga mosha 11 e sipër të ofruara falas nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë dhe asaj të Kosovës dhe mundësinë që këtyre nx. u ofrohet nga mësueset e diplomuara në Shqipëri në mënyrë vullnetare.
Bëjeni të mundur që fëmijët tuaj të ruajnë dhe të flasin gjuhën shqipe!
Së pari, duke u folur në shqip dhe së dyti duke i dërguar në shkollën e gjuhës shqipe”Migjeni”-Fano çdo të shtunë nga ora 16:00-18:00.
Ju mirë presim.
Përgatiti mësuesja e shkollës :
Arjeta Halluni Perdja
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.