“Drejtësi për Denisin”,Babai i viktimës së Tempit në grevë para Parlamentit grek

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Pano Ruçi, babai i 22-vjeçarit Denis Ruçi, një nga 57 viktimat e tragjedisë së Tempit, ka nisur prej së hënës një grevë urie para Parlamentit grek në Athinë. Ai zbriti nga Selaniku për të kërkuar rihapjen e dosjes së të birit, me qëllim zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes.
Me mbështetjen e plotë të Maria Karistianu, kryetare e organizatës së të afërmve të viktimave, si dhe të qindra qytetarëve që ndalojnë çdo ditë pranë tij, Pano Ruçi vazhdon betejën e tij për drejtësi.
Pranë tij për ta mbështetur edhe kryesia e mbarë anëtarët e “Komunitetit Shqiptar në Greqi”.

Pano Ruçi deklaron se “Pesë ditë pas aksidentit të 28 shkurt 2023, na thanë se Denis u identifikua, por ndërkohë kishin hedhur beton në vendin e aksidentit. Me kalimin e kohës mësuam se një nga trenat mund të transportonte lëndë djegëse të paligjshme, çfarë e bën aksidentin një akt serioz kriminal. Unë kërkova ADN të Denis, por më thanë se nuk e kanë më. Çfarë më mbetet është zhvarrosja e djalit, tashmë dyshojmë edhe nëse është vërtet Denis aty. Trajtimi i çështjes së Tembit nuk është siç duhet. Për këtë kërkoj ndihmën e qeverisë shqiptare, ndërhyrjen e të gjitha institucioneve shqiptare e greke, në mënyrë që drejtësia greke të veprojë e ne të marrim përgjigje, të vendoset më në fund drejtësi, të mësojmë të vërtetën, fajtorët” shprehet me zë të shuar e plot mundim Pano Ruçi.
Përveç vizitorëve të shumtë, edhe turistë të huaj kanë ndaluar për të nënshkruar librin e tij të mbështetjes. Prej së martës, në grevën e urisë është bashkuar edhe shtetasi grek Dhimitris Ikonomu, ndërsa nga nesër pritet që radhët e grevistëve të shtohen me familjarë të tjerë të viktimave e qytetarë solidarë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.