Miqësorja Shqipëri – Jordani, dalin në shitje biletat e ndeshjes 

E martë, 17 Nëntor, 2026

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore që Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë kundër Jordanisë, më 14 tetor në stadiumin kombëtar “Air Albania”. Sfidja do të nisë në orën 19:00.

Të gjithë tifozët e kuqezinjve mund të sigurojnë biletat e tyre vetëm nëpërmjet platformës online të autorizuar nga FSHF. Federata thekson se çdo faqe tjetër që ofron bileta nuk është e autorizuar.

Për blerjen e biletave, tifozët duhet të regjistrohen me një adresë e-mail në platformë, të zgjedhin tribunën dhe vendin e dëshiruar në stadium, më pas të plotësojnë të dhënat personale dhe të kryejnë pagesën me kartë bankare. Pas konfirmimit, biletat mbërrijnë menjëherë në adresën elektronike të përdorur gjatë regjistrimit.

FSHF fton futbolldashësit të rezervojnë sa më herët vendet e tyre për të mbështetur Kombëtaren në këtë përballje miqësore.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.