Në Frasnitë të Kalabrisë, u nderua me një shtatore prifti arbëresh dhe studiuesi i njohur Antonio Belushi (Antonio Bellusci), në 91-vjetorin e lindjes së tij.
Figura e tij u përjetësua me një shtatore madhështore, vepër e skulptorit shqiptar Gëzim Muriqi, e cila u vendos në qendër të Frasnitës (Frascineto) gjatë një ceremonie të posaçme.
Aktivitetet përkujtimore, të zhvilluara më 13 dhe 14 shtator me mbështetjen e komunës, përfshinë edhe prezantimin e librit “Epopeja e Arbërisë me vjershë arbërore”, botim i komunës së Frasnitës dhe i kujdesur nga Caterina Adduci.
At Antonio Belushi, meshtar i ritit bizantin në Eparkinë arbëreshe të Lungros, ia kushtoi jetën shërbimit shpirtëror, ruajtjes së identitetit dhe forcimit të lidhjeve të arbëreshëve me vendlindjen dhe kombin shqiptar. Përveç detyrës fetare, ai u dallua si gazetar dhe studiues i gjuhës, traditave dhe etnografisë arbëreshe, duke dhënë një kontribut të çmuar edhe në Shqipëri dhe në mesin e arvanitasve në Greqi.
Kërkimet e tij u përqendruan veçanërisht te trashëgimia gojore dhe këngët popullore, duke nxjerrë në pah vlerat gjuhësore e letrare të tyre. Për shumë vite, At Belushi shërbeu si famullitar në Frascineto, ku drejtoi gjithashtu bibliotekën dhe muzeun etnografik lokal, duke lënë një pasuri të vyer për brezat e ardhshëm.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.