Vizitë në ditën e parë të shkollës në Beckenham dhe Enfield

E martë, 17 Nëntor, 2026

Sot pata kënaqësinë të vizitoj shkollat shqipe “Nënë Tereza” në Beckenham dhe Enfield në ditën e parë të vitit të ri shkollor.

Atmosfera ishte plot energji pozitive, gëzim dhe pritshmëri. Nxënësit u kthyen në banka me buzëqeshje, të etur për të mësuar gjuhën dhe kulturën tonë shqiptare.

Mësueset kishin përgatitur gjithçka me shumë kujdes: klasat ishin të rregulluara, materialet gati dhe programi i mësimit i menduar me dashuri për fëmijët. Ambientet e shkollës janë shumë të mira dhe të ngrohta, duke ofruar komoditet dhe siguri për çdo nxënës gjatë gjithë orëve mësimore.

Me shumë kënaqësi shpërndamë edhe librat për të gjithë nxënësit, të cilët janë siguruar me mbështetjen e   Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar. Ky gjest i çmuar është një kontribut i madh për vazhdimësinë dhe cilësinë e mësimit të gjuhës shqipe.

Veçanërisht dua të theksoj se mësueset që japin mësim janë të kualifikuara dhe punojnë pa u lodhur për t’u ofruar fëmijëve një mësim sa më cilësor dhe frymëzues.

Në veçanti, mësueset Dezi, Marsi dhe Agimja që japin mësim në shkollën Enfield janë shumë të përkushtuara dhe japin shembull të shkëlqyer me punën dhe pasionin e tyre.

Po ashtu, në shkollën Beckenham, mësueset Flutura dhe Leonoda tregojnë të njëjtin përkushtim dhe dashuri për mësimdhënie, duke u bërë mbështetje e madhe për nxënësit.

Pata gjithashtu kënaqësinë të takoja shumë prindër, të cilëve u prezantova punën e shoqatës dhe programin mësimor për gjithë vitin shkollor. Ishte inkurajuese të shoh mbështetjen dhe interesin e tyre për të ruajtur gjuhën dhe kulturën shqiptare tek fëmijët.

U ndjeva krenar për punën e shkëlqyer që bëhet çdo vit për të ruajtur e përcjellë gjuhën amtare tek brezat e rinj. Shoqata “Nënë Tereza” do të vazhdojë t’i mbështesë mësuesit dhe prindërit me çdo mjet që arsimi i gjuhës shqipe të jetë sa më cilësor dhe fëmijët tanë të rriten me identitet të fortë kulturor.

Urime të gjithë nxënësve për një vit të mbarë plot dije e suksese!

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.