Fluks i shtuar në Kakavijë, rikthehen emigrantët dhe turistët drejt Greqisë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Gjatë fundjavës, dogana e Kakavijës po përballet me një fluks të shtuar në sportelet e daljes nga Shqipëria, ndërsa emigrantët që kaluan pushimet e verës rikthehen në Greqi.

Sipas Policisë Kufitare, janë përpunuar gjithsej 9.527 shtetas në hyrje dhe dalje, nga të cilët 3.841 në hyrje dhe 5.686 në dalje, si dhe 3.107 mjete, nga të cilat 1.265 në hyrje dhe 1.842 në dalje. Pjesë e këtij fluksi janë edhe turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë.

Policia Kufitare po operon me 3 sportele në hyrje dhe 4 në dalje, ndërsa pala greke ka përshpejtuar procedurat e kontrollit të dokumenteve.

Gjatë sezonit veror, dogana e Kakavijës ka regjistruar një lëvizje intensive të këmbësorëve dhe automjeteve në të dyja drejtimet e kufirit me Greqinë, duke përballuar një fluks të lartë pushuesish dhe emigrantësh.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.