Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një mesazh të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë në lidhje me politikën e vizave amerikane.
Në postimin e saj në rrjetet sociale, ambasada thekson se mbrojtja e sigurisë kombëtare të SHBA mbetet prioritet, ndërsa procesi i vizave vijon të zhvillohet sipas standardeve më të larta të kontrollit.
“Ne po mbrojmë Amerikën dhe mirëpresim udhëtarët e ligjshëm. Ne ruajmë standardet më të larta të kontrollit në procesin e vizave amerikane dhe përshtatemi ndaj kërcënimeve të reja përmes një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet agjencive të qeverisë së Shteteve të Bashkuara,” thuhet në njoftimin e ambasadës.
Ky mesazh vjen në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara për të lehtësuar udhëtimet ligjore, duke ruajtur njëkohësisht sigurinë kombëtare dhe integritetin e sistemit të vizave.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.