Në qytetin e Mitilinit po zhvillohet përgatitja për Festivalin e 1-rë Ndërkombëtar të Paqes në Lesvos, që do të mbahet më 2–7 shtator 2025. Aktiviteti organizohet nga shoqata «Bashkëjetesa dhe Komunikimi në Egje» dhe organizata motër nga Turqia «Ege Barış ve İletişim Derneği», nën kujdesin e Rajonit të Egjeut Verior dhe Bashkisë së Mitilinit.
Festivali, i cili mbledh ide dhe përvoja nga mbarë bota, do të përfshijë aktivitete kulturore, artistike dhe informuese mbi trashëgiminë e përbashkët, marrëdhëniet ndërkulturore, luftën dhe paqen, stereotipet dhe të drejtat e njeriut. Në program janë parashikuar shfaqje filmash, koncerte, aktivitete sportive, përvoja gastronomike, ekspozita dhe lojëra interaktive.
Një pjesë të veçantë të festivalit e zë Komuniteti Shqiptar i Lesvos, i cili më 2 shtator në orën 20:30 do të prezantojë një mbrëmje kulturore nën organizimin e Shkollës Shqiptare. Aktiviteti do të hapet me një fjalim mbi kontributin e komunitetit shqiptar në ishull, sfidat e tij dhe objektivat për të ardhmen. Përmes këngës, vallëzimit dhe tregimeve popullore, nxënësit do të prezantojnë traditat shqiptare si vlerë që jeton në harmoni me kulturën vendase, duke ndërtuar ura miqësie e mirëkuptimi.
Në orën 21:15 do të shfaqet dokumentari “Edhe EL edhe AL” me regji të Ilir Cukos dhe Kostopulos, i cili sjell në ekran historitë e brezave të rinj shqiptarë në Greqi dhe ndërthurjen e identitetit shqiptar e grek. Pas shfaqjes, autorët dhe bashkëpunëtorët e filmit do të zhvillojnë një bisedë të hapur me publikun.
Në festival do të marrin pjesë përfaqësues vendorë nga Greqia e Turqia, si dhe organizata të shumta ndërkombëtare, për të diskutuar mbi diplomacinë e qyteteve dhe forcimin e paqes.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.