“Dritare mbi Kulturat” në Perugia, shqiptarët prezantojnë traditat e tyre

E martë, 17 Nëntor, 2026

Të shtunën, më 30 gusht, në Piazza del Bacio të Perugias (pranë stacionit të trenave), nga ora 17:00 deri në 23:00, do të zhvillohet festa ndërkulturore “Dritare mbi Kulturat”, (Finestra sulle Culture) e organizuar nga Bashkia e Perugias në bashkëpunim me komunitetet e huaja të qytetit.

Edhe këtë vit, komuniteti shqiptar do të ketë një vend të veçantë në këtë ngjarje falë Shoqatës Kulturore “Onufri”, e cila në bashkëpunim me shkollën shqipe “Adem e Hamëz Jashari”, do të sjellë për publikun italian dhe ndërkombëtar një dritare të kulturës shqiptare – të lashtë, të pasur dhe plot ngjyra.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të shijojnë momente të gëzueshme nën tingujt e muzikës popullore shqiptare, duke njohur më afër traditat e një komuniteti që prej vitesh është bërë pjesë e mozaikut kulturor të Perugias.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.