“Pena që lëvron jetë”, letërsia shqipe mysafire në Ambasadën e Kosovës në Londër

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në mjediset e Ambasadës së Kosovës në Londër, më 19 shtator 2025, ora 18:00 – 20:00, do të zhvillohet edicioni i dytë i aktivitetit kulturor “Pena që lëvron jetë”, një organizim me ide dhe moderim nga Anila Kadija, organizuar nga Shoqata e Kulturës dhe Artit Britaniko-Shqiptar (BACA) në bashkëpunim me klubin e leximit “Book Lovers” Angli.

Këtë vit, në qendër të këtij projekti letrar janë dy autorë të njohur shqiptarë, Valbona Ismaili Luta dhe Durim Taçi, të cilët do të ndajnë me publikun krijimtarinë dhe veprimtarinë e tyre.

Valbona Ismaili Luta, poete dhe publiciste me rrënjë nga Prishtina, prej vitit 1993 jeton në Londër, ku ka botuar poezi në antologji shqip e anglisht dhe ka dhënë kontribut në media e organizime kulturore. Ajo është një zë i rëndësishëm i diasporës shqiptare në Britani, ndërsa është edhe themeluese e Festivalit të Parë Ndërkombëtar të Letërsisë në Orllan, Kosovë.

Durim Taçi, shkrimtar dhe përkthyes, ka një karrierë të pasur letrare mes Shqipërisë dhe Italisë. Fitues i disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, mes tyre Çmimi Kombëtar i Letërsisë 2021 dhe Çmimi Fishta 2022, ai vjen në Londër me librin e tij më të fundit “Lakimi”.

Organizimi do të moderohet nga znj. Anila Kadija, ideatore e projektit, ndërsa pritet të mbledhë dashamirës të librit, shkrimtarë, studiues e përfaqësues të komunitetit shqiptar në Britani.

Ky aktivitet kulturor vjen si një dëshmi e gjallë e bashkëpunimit Kosovë – Shqipëri, por edhe e rolit të diasporës shqiptare në ruajtjen dhe promovimin e letërsisë dhe kulturës sonë kombëtare në arenën ndërkombëtare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.