Kryetari i Këshillit Kombëtar, lobisti Haxhi Dauti, zhvilloi sot një takim zyrtar në Departamentin e Shtetit të SHBA-së me z. John Robbins, zyrtar përgjegjës për çështjet e Shqipërisë (Albanian Desk Officer),dhe z. David Moher, zyrtar përgjegjës për Maqedoninë e Veriut( North Macedonian Desk Officer).Takimi, i cili u zhvillua në një atmosferë miqësore, u përshkrua nga Dauti si tepër produktiv.
Dauti tha se gjatë diskutimeve, u trajtuan çështje të rëndësishme lidhur me zhvillimet politike në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.
Për Shqipërinë, fokusi i bisedimeve përfshiu situatën aktuale politike, rolin e qeverisë dhe opozitës, si dhe pritshmëritë për muajin shtator, i cili mund të sjellë zhvillime të rëndësishme për vendin.
Për Maqedoninë e Veriut, Dauti ngriti shqetësimin për brohoritjet anti-shqiptare që ndodhën dy javë më parë gjatë një ndeshjeje basketbolli në Shkup, duke theksuar nevojën për adresimin e këtyre incidenteve për të promovuar harmoninë ndëretnike. Po ashtu, u diskutuan zgjedhjet lokale të ardhshme, si dhe dinamikat mes pozitës dhe opozitës shqiptare në vend.
Dauti na tha se takimi u zhvillua në një frymë bashkëpunimi, duke reflektuar angazhimin e përbashkët për të mbështetur stabilitetin dhe progresin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Po ashtu Dauti, shprehu optimizëm për vazhdimin e dialogut konstruktiv me zyrtarët e Departamentit të Shtetit për çështje me interes të përbashkët.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.