Politika e Kosovës vijon përplasjet e brendshme, pasi edhe seanca e 20 gushtit për konstituimin e Kuvendit përfundoi pa sukses.
Lëvizja Vetëvendosje nguli këmbë në kandidaturën e Albulena Haxhiut për postin e kryeparlamentares, por ajo nuk arriti të sigurojë shumicën e votave. Nga 116 deputetë të pranishëm, 57 votuan pro, 56 kundër dhe 3 abstenuan.
Pas këtij dështimi, deputeti Glauk Konjufca propozoi si kandidate Donika Gërvallën, duke kërkuar votim për të. Por edhe tentativa e dytë nuk pati sukses, duke shtuar edhe më tej ngërçin politik.
“Propozimi i VV-së për kryetare është deputetja Donika Gërvalla, mos qeshni, po votoni atë,” deklaroi Konjufca nga foltorja e Kuvendit.
Me dështimin e të dy kandidaturave, drejtuesi i seancës njoftoi se mbledhja e radhës do të zhvillohet më 22 gusht.
Seanca e sotme u mbajt pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila përcaktoi se kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet brenda 30 ditësh dhe përmes votimit të hapur. Gjykata po ashtu vendosi se secili kandidat mund të garojë deri në tri herë, ndërsa të gjithë deputetët janë të detyruar të marrin pjesë në votim.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.