Autorja shqiptare Jehona Kicaj nominohet për Çmimin Gjerman të Librit 2025

E martë, 17 Nëntor, 2026

Romani debutues i autores shqiptare Jehona Kicaj, i titulluar “ë”, është përfshirë në listën e gjatë të çmimit prestigjiozi “German Book Prize 2025″. 

Çmimi, i cili që nga viti 2005 ndahet nga Fondacioni për Kulturën e Librit dhe Promovimin e Leximit i Shoqatës së Librarive Gjermane, vlerëson romanin më të mirë në gjuhën gjermane të vitit.

Këtë mëngjes, juria prej shtatë anëtarësh shpalli listën e gjatë me 20 romane të nominuara. Në mes të shtatorit do të bëhet përzgjedhja e listës së shkurtër, ku do të përfshihen gjashtë vepra, ndërsa ceremonia e ndarjes së çmimit do të zhvillohet më 13 tetor, në kuadër të Panairit të Librit në Frankfurt, dhe do të transmetohet live.

Romani i Kicajt, një libër i heshtur që rrëfen për luftën në Kosovë, ka tërhequr vëmendjen për gjuhën e saj të fuqishme dhe të veçantë, duke kapur lexuesit që nga faqja e parë.

Jehona Kicaj, e lindur më 1991 në Kosovë dhe e rritur në Göttingen, ka studiuar ndër të tjera Letërsi Gjermane Moderne në Hannover.

Si fëmijë i refugjatëve nga Kosova, Jehona Kicaj është në kërkim të gjuhës dhe zërit të saj. Kur lufta e Kosovës shpërthen në fund të viteve ’90, ajo e përjeton nga një distancë e sigurt. Megjithatë, edhe në diasporë, lufta dhe vdekja janë të pranishme. Romani “ë”, sipas shtëpisë botuese “Wallstein”, kujton dhimbjen e familjeve që kanë humbur atdheun e tyre, të afërmit e vrarë të të cilëve janë varrosur në mënyrë anonime dhe që deri sot janë të zhdukur ose të paidentifikuar. Një e kaluar që nuk mund të shuhet, sepse është e ngulitur në çdo fije të trupit, merr zë përmes shkrimit të Jehona Kicajt.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.