Zjarret në Patra, 33-vjeçari shqiptar prek Greqinë me gjestin e tij

E mërkurë, 18 Nëntor, 2026

Olsien Mucombega, një 33-vjeçar nga Tepelena, u bë simbol i humanizmit në Greqi pasi një kamera e kapi duke shpëtuar një dele nga flakët në Patra, duke e marrë në krahë dhe duke e transportuar me motorin e tij. Pamja u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, duke prekur zemrat e qytetarëve dhe duke treguar anën njerëzore të një dite tragjike.

Por ky nuk ishte i vetmi veprim i tij. Siç rrëfen vetë, atë ditë ai shpëtoi edhe kafshë të tjera — mes tyre edhe shumë qen që ishin lënë të lidhur e të braktisur.
“E dini sa kafshë shpëtuam? Edhe qen, shumë qen të lidhur. Më çmend fakti se si disa njerëz ikin e i lënë kafshët prapa. Kjo nuk është neglizhencë, është krim,” shprehet ai i indinjuar.

Nga Tepelena në Patra

Olsieni mbërriti në Greqi kur ishte vetëm 3 vjeç. Babai i tij ishte ndërtues, ndërsa e ëma shtëpiake. Që i vogël nisi të punonte dhe gjatë viteve ka mbajtur profesione të ndryshme: piktor, shpërndarës dhe punëtor në restorante. Sot është i martuar me Maria-Elenin, një grua greke, dhe janë prindër të dy fëmijëve: Georgianna dhe Iasonas. Megjithatë, edhe pse ka jetuar gjithë jetën në Greqi, ende përballet me vështirësi burokratike për dokumentacionin. “Kam problem me rajonin, nuk më japin leje, kur normalisht duhet ta kisha marrë pasaportën greke,” tregon ai me hidhërim.

“Jam i çmendur pas kafshëve”

Në ditën e zjarrit, Olsieni ndodhej në terren me miq nga shoqata AEK, për të ndihmuar zjarrfikësit. Dashuria e tij për kafshët dhe dëshira për të shpëtuar gjithçka që ishte e mundur, ishin shtysa që e bënë të ndërmerrte aktin e tij. “Jam i çmendur pas kafshëve,” thotë ai, duke sqaruar se kafshët që shpëtuan i përkisnin një blegtorit të moshuar, i cili po luftonte vetë për të mbrojtur pronën nga flakët.

Edhe pse shumë e quajnë hero, Olsien Mutsombega nuk e sheh veten të tillë. Për të, ai bëri vetëm atë që ishte e duhura: të qëndronte pranë gjithçkaje që kishte jetë, në një moment kur gjithçka kërcënohej nga zjarri.

https://www.protothema.gr/greece/article/1683095/purkagies-stin-ahaia-o-33hronos-alvanos-pou-egine-viral-me-to-provato-pano-sti-mihani/

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.