Porti i Durrësit po përjeton një nga periudhat më të ngarkuara të këtij sezoni veror, me një fluks të lartë udhëtarësh dhe automjetesh.
Që nga mëngjesi dhe deri në mbrëmje, terminali i pasagjerëve është mbushur me qytetarë që hyjnë dhe dalin nga vendi, duke e bërë këtë port nyjë kryesore të qarkullimit detar dhe një pikë shumë të frekuentuar për lëvizjen ndërkombëtare.
Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në dy javët e para të gushtit, përmes Portit të Durrësit kanë lëvizur 117 006 udhëtarë dhe 31 602 automjete, shifra që tregojnë qartë intensitetin e qarkullimit dhe rëndësinë e këtij porti, sidomos për qytetarët që kthehen nga emigracioni për pushime.
Administrata Doganore Shqiptare ka angazhuar të gjitha kapacitetet e saj dhe punon me turne të zgjeruara për të menaxhuar fluksin në mënyrë të organizuar, efikase dhe të sigurt për të gjithë udhëtarët.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.