Dardan Jahiu vazhdon të shkëlqejë në arenat ndërkombëtare të sporteve luftarake. Pas suksesit të madh në Australian Open Championship, ai ngjitet edhe më lart me fitoren e fundit në Monterrey, duke përfaqësuar Australinë me krenari në Ligën Boterore e të Rinjve Karate 1 – 2025.
Në kategorinë mbi 70 kg, Dardani siguroi një fitore të vështirë por plot besim kundër Eder Rene Lopez Ibarra nga Meksika, duke i dhënë ekipit australian një medalje të artë të merituar. Kjo arritje nuk është vetëm rezultat i punës së tij të palodhur, por edhe i një motivimi të thellë që buron nga historia personale dhe frymëzimet që e kanë ndjekur gjatë rrugës.
Një burim i madh motivimi për Dardanin janë xhudistët kosovarë, të cilët ai i admiron thellësisht për guximin, përkushtimin dhe sukseset e tyre në arenën ndërkombëtare. Ai dëshiron të ndjekë gjurmët e tyre, duke e çuar përpara jo vetëm karrierën e tij sportive, por edhe frymën e krenarisë dhe përfaqësimit të dinjitetshëm.
Historia e Dardanit lidhet ngushtë me atë të mijëra kosovarëve që gjetën strehë në Australi gjatë vitit 1999. Mes mbi 4,000 refugjatëve që mbërritën atëherë ishin edhe prindërit e tij. Sot, ai po e shpërblen vendin që i hapi dyert familjes së tij, duke i dhënë Australisë lavdi sportive dhe duke treguar se falë mbështetjes dhe mundësive të dhëna, ëndrrat mund të bëhen realitet.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.